‘Demokratët Lezhjanë do jenë në protestë në Tiranë’, Ndoj: Jemi në kushtet e instalimit të një diktature
Dega e Partisë Demokratike Lezhë është organizuar për të marrë pjesë në një numër të madh qytetarësh në protestën e sotme të opozitës.
Kryetarja e Degës lokale të kësaj forcë politike Donika Ndoj tha se kemi bërë një organizim shumë të mirë dhe se shumë demokratë nga Lezha do të jene tek kryeministria.
“Mendoj që kjo proteste duhet të jetë madhështore. Pasi ne jemi në kushtet e instalimit të një diktature. Dhe historia ka treguar se diktaturat shembën por me forcën e zerit të qytetarëve”, tha Ndoj për Syri tv.