VIDEO/ Xhixho: Çmimet 50% më të larta se në BE, qeveria rrëzoi propozimet që ndihmonin familjet
E ftuar në edicionin e mesditës në SYRI TV, nënkryetarja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, kritikoi ashpër mungesën e kontrollit parlamentar, duke e cilësuar Kuvendin si “noter të qeverisë”.
Ajo theksoi se PL ka propozuar uljen e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore nga 20% në 5%, në linjë me vendet e rajonit, si masë të drejtpërdrejtë për uljen e kostos së jetesës.
Xhixho tha se projektligji u rrëzua në mënyrë arrogante në komisione dhe në seancë plenare, pavarësisht se çmimet në Shqipëri janë deri 50% më të larta se në BE dhe 40% e buxhetit familjar shkon për ushqime. Sipas saj, kjo ishte një mundësi për qeverinë të mbante premtimin e vitit 2013 për zerimin e TVSH-së mbi produktet bazë, premtim që, sipas saj, nuk është mbajtur prej 12 vitesh.
Xhixho:
Absolutisht po dhe theksimi i eurodeputetit ishte dhe për kontrollin parlamentar i cili nuk po nuk funksionon prej vitesh tashmë duke e kthyer parlamentin në një noter, në një ministri më shumë të qeverisë dhe kjo është për të ardhur keq. Iniciativat që ne kishim dje si Partia e Lirisë ishin dy, të cilat në fakt ishin me ndikim të drejtpërdrejtë qoftë në uljen e kostos së jetesës. Kemi propozuar uljen e TVSH-së, tatimin mbi vlerën e shtuar për produktet e shportës, pra po flas për bukën, për vajin, për vezën, për qumështin, për çdo gjë, pra që nga uji që ne blejmë, ne tatohemi 20%.
PoDomethënë është një efekt i drejtpërdrejtë dhe nuk e themi ne, kjo ka ndodhur në vendet e rajonit, po të marr Kosovën që e trajton me 8% produktet e shportës, po të marr Maqedoninë e Veriut me 9%, po të marr Greqinë që ka një... Ne e kemi 20. Pra për çdo produkt që ne blejmë te veza, te buka, te qumështi, te perimet, te çdo gjë ne tatohemi 20%. Dhe ëh, vetë Italia fqinje, zonja Meloni në krizën ekonomike dhe rritjen e kostos së jetesës, mori iniciativë për ta çuar në 4% tatimin mbi vlerën e shtuar. Ne çfarë themi? Ne themi ta çojmë 5% dhe së bashku me 23 produkte që ju bashkangjitën këtij projektligji. ëh, në mënyrë ëh arrogante u rrëzuan në komisionet parlamentare gjatë javës që kaluam dhe dje ëh u rrëzuan nga seanca plenare.
Në fakt, ky është një premtim dhe ishte një mundësi edhe për të mbajtur premtimin kjo qeveri. Mos harrojmë që kjo qeveri, unë e thashë edhe tregova dhe videon para deputetëve dje, që në 2013-ën, ky kryeministër erdhi me premtimin që do t'i zeronte pikërisht këtë taksë, këtë tatim mbi produktet e shportës. Pra nga 20% do ta çonte në 0% dhe premtim i cili u elaborua në 2013-ën dhe nuk u mbajt për 12 vite.
Dhe ky ishte një mundësi edhe për të mbajtur premtimin, kjo qeveri që absolutisht ka zero taksa për parajsën Durrës Park, për për klientët e qeverisë. Kjo qeveri që ka 6% taksën për resortet apo për klientët e qeverisë, apo për jahtet e ka zero. Pra gjithë fasilitetet shkojnë për klientët e qeverisë. Për paqen fiskale që kaluam në parlament që po ëh ishte një iniciativë që favorizoi klientët pranë qeverisë, ndërkohë që iniciativa që shkon për të ulur koston e jetesës, ku ne sot kemi çmimet e çdo produkti 50% më të larta se Bashkimi Europian, ku sot që flasim 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime, shkon vetëm për mbijetesë. Kjo nuk ishte një politikë luksi, kjo ishte një politikë e drejtpërdrejtë për uljen e kostos së jetesës.
Interesante fakti që në komisionet parlamentare e pranojnë. Pra në qoftë se deri dje nuk e pranonin fare që kostoja e jetesës është e papërballueshme për qytetarët, ëh, e pranojnë, po, është një shqetësim shumë i madh, por nuk është kjo mënyra e zgjidhjes sepse Ministria e Financave dhe dje ministri tha, "Do të vijmë ne me një paketë fiskale me propozime konkrete".
Çështja është nuk, nuk mund të vish ti pas 12 vitesh, ja thashë dhe ministrit dje kur bëri replikë me mua në seancë, i thashë, çdo politikë që ju keni marrë, fakti që ne kemi produktet 50% më të shtrenjta se vendet e Bashkimit Europian, do të thotë që çdo politikë e juaj fiskale ka dështuar. Dhe sot ne duhet të marrim masa, në momentin që ti ke një emigracion masiv, në momentin që çiftet e reja e kanë të pamundur jo vetëm të blejnë një apartament që do të duhet nja 60 vite, jo vetëm qiratë që janë rritur në mënyrë katastrofike, por nga ana tjetër dhe përmbajtjen e një fëmije, duke qenë se lindshmëritë i ke në, rënie drastike, kostoja e përmbajtjes së fëmijëve, kostoja për perballimin e jetesës është shumë e madhe.