Mesazhi i Rubio: Do t’ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Sekretari i Shtetit të ShBA, Marco Rubio ka deklaruar se ‘nëse unë identifikoj një vizitor në vendin tonë, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare, ne do t’ia heqim vizën’.

Këtë deklaratë të sekretarit Rubio e ka shpërndarë edhe Ambasada e ShBA në Tiranë, ku shihet sekretari Rubio në konferencë me kryeministrin hungarez Viktor Orban. 

Postimi i plotë:

SEKRETARI RUBIO: Nëse unë identifikoj një vizitor në vendin tonë, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare, ne do t’ia heqim vizën.