U ekstradua nga Belgjika, Vëllai i Suel Çelës kërkon ndryshim masë dhe nuk paraqitet ne seancë: Jam sëmurë
I ekstraduar pak dite me pare nga Belgjika, vëllai i Suel Çelës, Mario Çela, i është drejtuar Gjykatës së Posaëme me kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë për shkaqe shëndetësore.
Lidhur me kërkesën e tij për zëvendësim mase me pretendimet për probleme shëndetësore, Gjykata e Posaçme ka vendosur që të shtyjë seancën për të caktuar ekspertë mjeko ligjor të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të Mario Çelës dhe nëse i përmbush kushtet për zëvendësim mase.
Sot ai nuk është paraqitur vete në seancën që po zhvillohet por po përfaqësohet nga avokati Artan Gjermeni. Ndërsa SPAK përfaqësohet nga Prokurori Altin Dumani. Vetë Mario Çela po qëndron në Spitalin e Burgjeve, pasi ka pretenduar probleme shëndetësore.
Mario Çela është vëllai i Suel Çelës, kreut të organizatës kriminale të Elbasanit që u godit nga SPAK. Ai u arrestua disa kohë më parë në Belgjikë, në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi asokohe 21 urdhër-arreste, mes të cilave edhe për Mario Çelën.
Pak ditë më parë GJKKO i komunikoi masën e sigurisë “Arrest në burg” te marrë në mungesë për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat".