Stuhi dhe reshje të forta në Greqi, mot i paqëndrueshëm deri të hënën
Stuhi të forta dhe reshje intensive shiu kanë përfshirë pjesë të mëdha të Greqisë që nga e shtuna në mbrëmje, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë alarmin e kuq në shtatë rajone të vendit.
Moti i rëndë po shoqërohet me stuhi, erëra të fuqishme dhe rrezik për breshër në disa zona, ndërsa në zonat malore dhe në rajonet veriore gjysmë-malore parashikohen edhe reshje bore.
Zona e Athinës u prek nga vala e parë e motit të keq në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe është vendosur nën nivelin portokalli të alarmit.
Sipas autoriteteve, deri tani nuk raportohet për probleme serioze.
Autoriteti i Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se alarmi i kuq është aktivizuar për shtatë rajone, duke sinjalizuar rrezik të lartë, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar.
Mesazhe paralajmëruese urgjente përmes sistemit 112 u janë dërguar banorëve të Peloponezit, Ahaisë, Ilias, Zakynthosit, Kefalonias, Thesalisë, Imathias dhe Pierias, me kërkesë për kufizimin e lëvizjeve dhe ndjekjen e udhëzimeve zyrtare.
Meteorologët vlerësojnë se sistemi i stuhive është shumë i fortë, ndërsa përmirësimi gradual i motit pritet të nisë nga e hëna./ Përgatiti: Syri.net