Syri Tv/ Inaugurohet në SHBA Bordi i Paqes, në fokus rindërtimi i Gazës
Bordi i paqes, një organizatë ndërkombëtare iniciativë e Presidentit Amerikan Donald Trump është inaguruar këtë të enjte (19 shkurt) me një ceremoni të posaçme në Uashington.
Liderë nga dhjetra vende të botës jane mbledhur për të konkretizuar këtë iniciativë që ka si qëllim paqen dhe rindërtimin e Gazës. Në fjalën e tij Presidenti Trump e paraqiti nismën si “organizatën më të rëndësishme ndërkombëtar në histori”, duke theksuar se bordi ka “potencial të pakufizuar” për të sjellë stabilitet jo vetëm në Gaza, por edhe më gjerë.
"Bordi i Paqes është një nga gjërat më të arritura. Disa nga luftrat zgjasin prej dhjetëra vitesh dhe ne i kemi dhënë fund brenda dy ditëve. Gaza është çështje komplekse, Marco Rubio po na ndjek, çfarë pune e mrekullueshme është bërë. Sot është një nder i madh që ju mirëpres në Institutin e Paqes. Është bordi më i fuqishëm, këtu bën pjesë pjesa më e madhe e liderëve botërorë. Disa po bëjnë naze, por shumë drejtues e kanë pranuar menjëherë. Ka disa që nuk duam t’i kemi" tha Trump.
Gjatë prezantimit të liderëve të pranishëm në ceremoni ra në sy fakti se Presidenti Trump u mjaftua vetëm me përmendjen e emrit të Kryeministrit Rama si përfaqësues i Shqipërisë ndërkohë që për udhëheqësit e tjerë a bëri komente pozitive, madje për disa prej tyre ai nuk ngurroi deklaronte mbështetje publike për fushatat elektorale në vendet respektive. Ky kontrast mes Ramës dhe të tjerëve ra në sy edhe kur prezantoi Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Gjatë fjalës së tij Presidenti amerikan deklaroi se kombet e pranishme në këtë bord do të kontribuojnë miliarda dollarë për rindërtimin e Gazës dhe theksoi se vende si Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar se do të dërgojnë trupa ushtarake dhe policore në Gaza.
"Kombet që janë këtu sot, nuk do të mbledhin thjesht para, por disa do të dërgojnë persona për të mbikëqyrur dhe siguruar një paqe të sigurt në Gaza. Indonezia shumë faleminderit. Maroku faleminderit shumë. Shqipëria, Kosova, Kazakistani të gjithë kanë premtuar trupa dhe polici në Gaza" tha Trunp/
Trump gjatë fjalës së tij përmedni disa prej konflikteve që ju ka dhënë fund duke e vendosur theksin edhe tek marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë Trump ju drejtua me një mesazh Presidentes Osmani.
"Mund të ngriheni në këmbë. Çfarë pune që keni bërë! Shumë mirë. Po shkoni shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kur të mos shkoni mirë me njëri-tjetrin më merrni në telefon dhe e zgjidhim këtë punë"
Evropa mbetet e përçarë lidhur me këtë iniciativë. Bashkimi Europian ka deklaruar se nuk synon t’i bashkohet bordit për shkak të shqetësimeve mbi mandatin e tij por vende anëtare të unionit, sic është rasti i Hungarisë, janë bërë pjesë e këtij bordi.