Shpërthen kamioni me gaz në Kili, 3 të vdekur dhe 10 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kili. Një kamion i cili po transportonte gaz ka shpërthyer. Si pasojë e kësaj kanë humbur jetën tre persona dhjetë të tjerë janë plagosur. Mediat shkruajnë se ngjarja ndodhi këtë paradite në kryqëzimin e rrugëve Los Atacameños dhe Avenida Fresia, pranë autostradës Autopista General Velásquez.
Pas shpërthimit, zjarri u përhap në të gjitha drejtimet, duke goditur automjetet që lëviznin në autostradë, duke përfshirë një autobus me pasagjerë dhe një kamion që transportonte bombola gazi. Autoritetet po hetojnë më shumë mbi rastin.