SYRI TV/ Dëmtohet ura e Gjinikasit në Moglicë

Ura e Gjinikasit në Moglicë ka pësuar dëmtime serioze pas prurjeve të shumta të lumit Devoll dhe rrëshqitjes së një pjese të malit pranë saj. Ura lidh fshatrat Osojë dhe Gjinikas, dhe është e vetmja që garanton lëvizjen e banorëve në zonë.

Prej disa muajsh, ura ka pësuar dëmtime të rënda për shkak të këtyre prurjeve dhe rrëshqitjes së malit. Ajo është mjaft e rëndësishme për lëvizjen e banorëve dhe transportin e mallrave në zonë, por stabiliteti i saj është në rrezik.

Për të mos izoluar fshatrat dhe për të garantuar lëvizjen, Bashkia Maliq ka vendosur një urë metalike provizore. Megjithatë, ajo vijon të jetë e rrezikshme, pasi nuk mund të mbajë pesha të rënda. Bashkia deklaroi se ura do të riparohet, por ende nuk ka asnjë njoftim për nisjen e një projekti zyrtar.