Nottinghami hipotekon kualifikimin, fitojnë edhe Bologna, Celta dhe Genk-u
U luajtën katër ndeshjet e para të fazës play off të Europa League-s, ku nuk pati rezultatet befasuese, me emrat e mëdhenj që bënë detyrën. Kështu, Bologna fitoi minimalisht në fushën e Brann me gol të Castros.
Nottinghami tregoi forcën në fushën e Fenerbahces, të cilën e mposhti thellë 3-0 me gola të Murillo-s, Igor Jesus dhe Gibbs-White.
Dinamo e Zagrebit, ku luajti titullar Arbër Hoxha, u mposht 3-1 në fushën e vet nga Genk-u, ndërsa Celta Vigo fitoi 2-1 në transfertë me PAOK-un.
Rezultatet e Conference League