Lumaj: Vizita e Ramës dhe takimi me Trump s'fshin lidhjet e tij me Soros, nuk mbyll çështjen ‘McGonigal’

Aktivisti shqiptaro-amerikan Valentin Lumaj i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka folur në lidhje me letrën që shqiptarët e Amerikës i kanë dërguar presidentit Donald Trump, ku e kanë informuar për atë që po ndodh në Shqipëri, nën drejtimin e Edi Ramës.

Gjatë bisedës me moderatoren, Armela Ferko, Lumaj u shpreh se, vizita e Edi Ramës në SHBA dhe prania e tij në takimin e themelimit të Bordit të Paqes, nuk ndryshon asgjë për kryeministrin e Shqipërisë, nuk i mbyll as çështjen ‘McGonigal’, nuk e liron Ballukun nga akuzat apo gjërat e tjera.

‘Po, siç e thatë, ftesa ka qenë për Shqipërinë, jo personale për, për Edi Ramën. Ftesa nuk ka qenë, vizita nuk ka qenë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, pra si një nderim ose si një ftesë për këtë kryeministrin, por ka qenë ftesë për Shqipërinë për një çështje ndërkombëtare që i kalon caqet e interesit të shqiptarëve. Domethënë është për një çështje të nxehtë në Lindjen e Mesme, për paqen në Gaza.

Dhe këtu interesi i Amerikës është, interesi kryesor është vendosja e paqes në Gaza. Dhe Presidenti Trump ka bërë ftesa me dhjetëra, për dhjetëra shtete të botës, duke përfshirë edhe vende të tjera sikurse mund të jetë Rusia apo Lukashenko apo vende të tjera që kanë demokraci të kufizuar. Pra, këtu nuk bëhet një ftesë për arritjet dhe meritat e Edi Ramës në politikën e brendshme apo të jashtme të Shqipërisë, por një ftesë për Shqipërinë.

Sigurisht, Edi Rama mund ta përdorë këtë për përfitime personale, si mund t'ia shesë shqiptarëve si një, si një miqësi që ka me Presidentin Trump. Në faktikisht, nuk është, nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këtë. Vetë vizita nuk e zgjidh çështjen e shqiptarëve, nuk krijon kushte më të mira për shqiptarët, nuk e lë të lirë Belinda Ballukun, nuk i liron udhëheqësit e UÇK-së, nuk e mbyll çështjen me McGonigal, nuk e lidh, nuk e fashit lidhjet që ky ka me George Soros, dhe sikurse është kjo vizitë ë, në emër të shqiptarëve, në emër të Shqipërisë, për Shqipërinë, nesër mund të kemi një thirrje nga Departamenti i Shtetit apo nga Departamenti i Drejtësisë për Edi Ramën për të, për të deponuar.

Presidenti Trump dhe Shtëpia e Bardhë në asnjë rast nuk kanë shprehur, nuk kanë shprehur mbështetje direkte apo indirekte për qeverisjen e Edi Ramës. Në asnjë rast, nuk kemi parë. Ne kemi parë që Presidenti Trump, sikurse e tha në fjalën e tij sot, ka shprehur mbështetje dhe miratim për Viktor Orbán apo për kryeministrin e Japonisë.

Ajo është mbështetje direkte për, për një president apo një kryeministër të një vendi të huaj. Përsa i përket Edi Ramës, në asnjë rast nuk ka shprehur dhe këtu duhet të rrimë këtij parimi që kjo është një politikë e jashtme e Amerikës, ku ftuar edhe Shqipëria si një vend aleat i Amerikës dhe partner strategjik, për të zgjidhur një çështje të nxehtë në Gaza.

Në faktikisht mendoj që kontrasti është shumë i thellë, domethënë Edi Rama mund të ishte personi më i fundit për t'u ftuar si person, jo si, si kryeministër, për vetë lidhjet e tij me krimin e organizuar, me perceptimin publik’, u shpreh Valentin Lumaj në SYRI TV.