Formacionet zyrtare/ Shkëndija për historinë ndaj Samsunspor-it, pot me mungesa të rëndësishme
Shkëndija shkruan lusn sot për historinë në ndeshjen e parë të fazës “play-off” të Ligës së Konferencës, ku përballë ka skuadrën turke të Samsunsporit. Takimi i parë zhvillohet në Maqedoninë e Veriut dhe do të nisë në orën 21:00, në një sfidë që pritet me interes të madh nga tifozët.
Pak para fillimit të ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare, ku bien menjëherë në sy dy mungesa të rëndësishme për skuadrën vendase. Trajneri i Shkëndijës nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Liridon Latifit dhe Aleksandër Trumcit, të cilët mungojnë për shkak kartonësh.
Megjithatë Shkëndija synon të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit në Turqi. Përballë një kundërshtari cilësor si Samsunspori, pritet një duel i fortë dhe i luftuar në çdo repart.