Dy karburante, troje dhe disa pasuri të tjera - Gjykata konfiskon pasuritë e Saimir Taullaut
Nga Elton Qyno - Syri.net
Pas gati 1 vit nga sekuestrimi i 4 pasurive të paluajtshme që janë në pronësi të Saimir Taullaut në Lushnjë, gjykata e Fierit ka vendosur të konfiskojë 4 pasuritë e eksponentit kriminal, duke urdhëruar kalimin e këtyre pasurive në favor të shtetit.
Vendimi nuk është i formës së prerë, pasi pritet të apelohet nga Saimir Taullau, i cili do vijojë të kërkojë kthimin e pronave mbrapsht.
Mësohet se gjyqtari Vjadimir Cjapi, ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke urdhëruar konfiskimin e një godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambjent shërbimi në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë.
I konfiskuar ka përfunduar dhe një sipërfaqe toke truall. Më tej lista vijon me konfiskimin e një godine ekonomike 1 katshe dhe bodrum me sipërfaqe 306 m2.
Ndërsa pasuria e katër që është konfiskuar është truall me njësi shërbimi 3 kate dhe një karburant ekzistues dhe një pikë gazi.
Saimir Taullau, rezulton i dënuar për tregti heroinë në Shqipëri dhe në një vend të Bashkimit Europian. Taullau, është vllai i Baki Taullaut, biznesmenit që mbeti I vrarë në 3 Korrik 2005 në qëndër të Lushnjës.
Taullau, ka pasur dhe problem të mëparshme më hetimin pasuror nga SPAK dhe OFL-ja, por pronat e tij fillimisht u sekuestruan dhe më pas u liruan nga gjykata e posaccme.
Lista e pasurive të konfiskuarve
- “Pasuria nr.4/1, ZK. 8572, lloji “truall”, me përshkrimin “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi”, ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T, E.T dhe K. T;
- Pasuria nr.4/2, ZK. 8572, vol. 24, fq. 197, e llojit “truall”, e ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë. Objekti i ndërtuar plotësisht në të me vlerë 9.724.582 Lekë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T., E. T.dhe K. T;
- Pasuria nr. 3/1, ZK. 8572, me sipërfaqe totale ndërtimi 306 m2 me përshkrimin “Godinë ekonomike 1 kt + bodrum”, ndodhur në Plug, Lushnjë, në emër të shtetases R. T.
- Pasuria nr. 1/450, ZK. 8572 e llojit “truall”, me përshkrim të veçantë, shtuar “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi. Ndërtim i murit rrethues e ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve M.T, E.T dhe K.T.