Armando Broja mungon edhe ndaj Chelsea-t, trajneri Parker shpjegon problemin e sulmuesit shqiptar

Sulmuesi i Burnley-t, Armando Broja, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj ish-klubit të tij, Chelsea. Trajneri i ‘Clarets’, Scott Parker, konfirmoi se 24-vjeçari ka një problem fizik që ka vazhduar disa javë dhe që kërkon ndërhyrje të lehtë, duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen e tij këtë fundjavë.

“Për të qenë të ndershëm, ai ka pasur një çështje që ka zgjatur disa javë dhe kemi ndërhyrë pak,” tha Parker. “Shpresojmë që të rikuperojë brenda disa javësh, por sigurisht që këtë fundjavë nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen.”

Problemi i Brojës shqetëson edhe stafin e Kombëtares Shqiptare, duke ditur se në fund të marsit luhen ndeshjet play off të Botërorit dhe prania e Brojës në skuadër është e domosdoshme.

Në fjalët e Parket kuptohet deri në  fillim të muajit të ardhshëm Broja do ta ketë kaluar problemin që ka. Edhe tifozët shqiptarë kryqëzojnë gishtat për sulmuesin kuqezi, i cili shihet si shpresa e madhe në sulm në ndeshjen me Poloninë, e nëse kualifikohemi, me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.