Chilavert nuk përmbahet kundër Vinicius-it dhe Mbappe-së: S’është normale që jeton me një tranvestit!

Ish-portieri paraguaian, José Luis Chilavert, ka folur hapur për incidentin racor që ndodhi gjatë ndeshjes Benfica-Real Madrid midis Vinicius Junior dhe Gianluca Prestianni-t. Në një intervistë për Radio Rivadavia, Chilavert jo vetëm që mbrojti lojtarin argjentinas, por gjithashtu kritikoi drejtpërdrejt Vinicius Jr., duke përdorur një term që ka shkaktuar polemika të shumta.

“Pse në Spanjë duan ta ‘flijojnë’ Prestianni-n? Nëse fjalët e para ofenduese erdhën nga ana e Vinicius, i cili ka ngjyrë të zezë”, deklaroi ai në programin La Oral Deportiva. Chilavert pyeti pse braziliani shpesh përfshihet në konflikte të tilla, ndërsa shokët e tij të skuadrës nuk kanë probleme të ngjashme: “90% e lojtarëve të Madridit janë me ngjyrë, pse ata nuk kanë kurrë probleme dhe Vinicius ka me të gjithë?”, tha ish-lojtari i Vélezit. Ai gjithashtu e akuzoi sulmuesin për qëndrim aspak konsekuent në luftën kundër diskriminimit, duke mos denoncuar dhunën policore në stadiumet braziliane ndaj tifozëve të huaj.

Kritikat e Chilavert-it u shtrinë edhe ndaj Kylian Mbappé-së, i cili kishte mbështetur Vinicius-in. Chilavert sulmoi personalisht francezin: “Ai flet për vlera dhe gjëra të tilla dhe jeton me një transvestit; nuk është normale. Secili mund të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet, por nuk është normale që një burrë të jetojë me një transvestit”.

Ish-portieri gjithashtu shprehu pakënaqësinë e tij për modernizimin dhe survejimin e tepërt në futboll: “Që kur vendosën mikrofona dhe më shumë kamera, futbolli është feminizuar”. Megjithatë, Chilavert ripërsëriti mbështetjen e tij për Prestianni-n, duke kërkuar që të mos ndëshkohet dhe duke siguruar se Vinicius “është gjithmonë i pari që sulmon të gjithë”.