Trump vlerëson presidenten e Kosovës: Po bën një punë të madhe, kur të keni probleme, më telefono...
Ka nisur mbledhja e Bordit të Paqes në Washington. Presidenti Donald Trump prezantoi gjithë liderat pjesëmarrës në këtë takim, mes tyre kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Sot jemi të nderuar se na bashkohet kryeministri Rama i Shqipërisë. Presidenti i Argjentinës, e mbështes. Kur më pëlqejnë njerëzit i mbështes. Tani mbështes liderët e huaj, duke përfshirë Viktor Orbanin e Hungarisë. Kam mbështetur kryeministren e Japonisë që fitoi garën më të fundit. Kemi presidenten Osmani, faleminderit, po bëni një punë të madhe dhe tani po silleni mirë dhe kur nuk shkoni mirë më telefononi mua”, u shpreh ai.
Trump u ndal edhe tek disa konflikte që tha se i ka ndalur.
“Kosovë, Serbi, çohuni. Jeni duke kaluar mirë, dhe kur nuk jeni duke kaluar mirë, më telefononi mua. Ne do ta zgjidhim. Faleminderit shumë”, tha më tej presidenti amerikan.