SYRI TV/ Fermerët e Maliqit në vështirësi: Përmbytjet dhe çmimet e larta u shkatërruan prodhimin

Kosto të mëdha kanë shkaktuar përmbytjet e fundit në xhepat e fermerëve të Maliqit. Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti dhe i bëjnë apel të kthej sytë nga ata. Prodhimi bujqësor këtë vit sipas fermerëve po shitet shumë ulet teksa fara dhe karburanti janë shtrenjtuar

SYRI TV

Pas përmbytjeve të janarit tani fermerët e Maliqit po përballen me kostot e medha që janë shkaktuar nga uji. Faji për ta është i shtetit pasi ai nuk i ka ndihmuar dhe tashmë ndodhen ne gjendje të vështire ekomomike. Ata shprehen se prodhimi bujqësor i këtij viti po shitet me çmime shumë të ulëta, ndërkohë që kostot e mbjelljes, plehrave kimike, farërave dhe karburantit kanë qenë tepër të larta.

Fermerët deklarojne se përmbytjet kanë dëmtuar  sipërfaqe të tëra të mbjella, duke shkaktuar humbje të mëdha.

Sipas tyre nëse shteti nuk merr masa me subvencione, kontroll te tregut do ketë shkatërrim të sektorit bujqësor ku vit pas viti tokat destinihen të mbeten dierrë dhe fermerët detyrohen të largohen nga Shqipëria.