Tensioni në Milan-Como/ Pezullohet Allegri, shpëton Fabregas
Pas ndeshjes së tensionuar Milan-Como, vendimet e Federata Italiane e Futbollit po nxisin debate të forta.
Trajneri i Milani, Massimiliano Allegri, është ndëshkuar me një ndeshje pezullim për kartonin e kuq që iu dha gjatë ndeshjes, edhe pse shumë e konsiderojnë të padrejtë.
Incidenti ndodhi kur Alegri shkoi të ndërhynte për të ndalur një zënkë në pankinën e Komo pas një tërheqjeje fanelle nga Cesc Fabregas ndaj Alexis Saelemaekers.
Gjyqtari nuk vuri re veprimin e Fabregas dhe e konsideroi Allegri si shkaktar të incidentit, duke e nxjerrë me të kuq.
Sot, Komisioni i Disiplinës ka mbajtur në fuqi kartonin e kuq, duke argumentuar se në minutën e 34-t të pjesës së dytë Allegri kishte dalë nga zona teknike për të diskutuar me një drejtues të ekipit kundërshtar.
Për të njëjtin incident u pezullua edhe ndihmësi i Fabregas, Diego Perez Kastijo, dhe zyrtari i Komos, Davide Kataneo, për shkak të daljes jashtë zonës teknike dhe krijimit të tensionit.
Megjithatë, Cesc Fabregas nuk u ndëshkua fare, pavarësisht se ishte ai që shkaktoi gjithë rrëmujën me tërheqjen nga fanella ndaj Saelemaekers.
Ky vendim ka ngjallur kritika dhe debate mes tifozëve dhe mediave sportive italiane.