Zëdhënësi i BE: Rusia vijon sulmet në Ukrainë

BE-ja nuk sheh “asnjë shenjë të prekshme se Rusia po angazhohet seriozisht” me qëllim sigurimin e paqes në Ukrainë, tha zëdhënësi i saj, duke iu përgjigjur raundit të fundit të bisedimeve në Gjenevë.

Duke folur në konferencën e Komisionit Evropian në mesditë në Gjenevë, zëdhënësi i çështjeve të jashtme të BE-së, Anouar El Anouni, tha:

“Ne shohim që Rusia vazhdon sulmet e saj të pandërprera ndaj Ukrainës. Kjo pasqyron se Rusia nuk është gati për paqe. Ende nuk shohim shenja të prekshme se Rusia po angazhohet seriozisht për paqen. Edhe këtë javë, përpara bisedimeve të paqes, Ukraina përjetoi një tjetër sulm masiv me raketa dhe dronë, sipas autoriteteve ukrainase. Për sa kohë që vazhdon gjakderdhja, ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi Rusinë”, tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se “asgjë nuk mund të vendoset për Ukrainën pa Evropën në tryezën e negociatave”.

BE-ja konfirmoi gjithashtu se ishte në dijeni se këshilltarët e sigurisë kombëtare nga Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar ishin të përfshirë në bisedime.