Postimi i influenceres shkakton bujë: Mos më shkruani nëse jeni të martuar, do ua tregoj mesazhet grave!

Influenceria e njohur YesJulz ka shkaktuar bujë në botën e NFL menjëherë pas triumfit të Seattle Seahawks në Super Bowl LX. Një postim i saj në rrjetin social X u bë viral dhe ngjalli reagime të shumta mes lojtarëve të ligës.

Në mesazhin e saj, YesJulz iu drejtua futbollistëve amerikanë me një paralajmërim të drejtpërdrejtë: nëse lojtarë të martuar i dërgonin mesazhe private, ajo do t’ua përcillte ato bashkëshorteve të tyre.

Postimi u interpretua si një shaka provokuese, por mjaftoi për të krijuar një valë reagimesh dhe diskutimesh në rrjet.

Pak orë më vonë, influenceria e zbuti tonin me një tjetër postim humoristik, duke thënë se tani të gjitha mesazhet e saj direkte nisin me specifikimin: “Nuk jam martuar dhe nuk kam të dashur”.

Episodi u kthye shpejt në temë diskutimi në mediat sportive dhe në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë ndikimin që figurat publike të internetit mund të kenë në botën e sportit profesional.