Maliq/ Ura e Gjinikasit e dëmtuar, Bashkia vendos urë provizore. Jeta e banorëve në rrezik

Prurjet e shumta të lumit Devoll kanë shkaktuar rrëzimin e një pjese të malit pranë urës së Gjinikasit në Moglicë, Maliq, duke dëmtuar rëndë strukturën e saj.

Për pasojë, ura kryesore e zonës është bërë e pasigurt dhe rrezikon jetën e banorëve që kalojnë aty çdo ditë.

Për të siguruar kalimin e komunitetit, bashkia e Maliqit vendosi një urë metalike provizore, e cila nuk ofron siguri të plotë dhe mund të shkaktojë aksidente, veçanërisht në kushtet e reshjeve dhe përmbytjeve.

Banorët shprehin shqetësimin e tyre të madh, duke paralajmëruar se çdo kalim mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët dhe të moshuarit.

Qytetarë kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe përgjegjësi nga bashkia, duke theksuar se vendimet e vonuara mund të kushtojnë jetë njerëzish.