Seanca e 3-të e shtyrë për Benet Becin: Si po e ndihmon me zvarritje gjykata e SPAK-ut mikun e Ramës

Vijon të zvarritet nga drejtësia çështja ndaj mikut të Edi Ramës, Benet Beci.

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën paraprake për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci. Për herë të tretë ky i fundit nuk u paraqit në gjyq, teksa i ka dhënë prokurë të posaçme avokatit të tij Ervin Metallës.

Ky i fundit nuk ndodhej në gjyq, dhe kishte njoftuar togat e zeza se ndodhet në një proces tjetër. Benet Beci dhe 6 të pandehurit e tjerë akuzohen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim.

Gjyqtarja Marinela Osmani shtyu seancën për të martën e ardhshme më 24 shkurt, ku SPAK do të lexojë kërkesën për kalimin në gjykim të dosjes dhe mbrojtja do të bëjë kundërshtimet. E pandehur në këtë proces është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-drejtoeit të përgjithshëm të autoritetit rrugor Evis Berberi që ndodhet në arrest, raporton për Syri-n, Fatjon Gjinaj

Sipas SPAK, Beci ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” me vlerw 96.5 milion lek. Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Evis Berberit.