Skuadrat shqiptare sonte me mision europian, sfidat e Dritës dhe Shkëndijës në Ligën e Konferencës

Mbrëmjen e sotme zhvillohen ndeshjet e play-off-it të UEFA Europa League dhe UEFA Europa Conference League, me vëmendjen e tifozëve shqiptarë të përqendruar te dy përfaqësueset shqiptare që synojnë suksesin në arenën europiane.

Nga ora 21:00, Drita zbret në fushë në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri, ku përballet me skuadrën sllovene Celje.

Ekipi kosovar synon të shfrytëzojë faktorin fushë për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Në të njëjtën orë, 21:00, ndeshjen e parë në shtëpi e zhvillon edhe Shkëndija, që pret kundërshtarët turq të Samsunspor. Skuadra tetovare kërkon një rezultat pozitiv para tifozëve të saj për të rritur shanset e kalimit në turin tjetër.

Të dyja përballjet pritet të jenë të forta dhe me ritëm të lartë, ndërsa Drita dhe Shkëndija synojnë të përfaqësojnë sa më denjësisht futbollin shqiptar në skenën europiane.