'Prezenca atentati'/ PLUG: Ja si krimi festonte në KZAZ, kryebashkiaku krah bosit të kokainës, mesazh mafioz për drejtësinë
Emisioni investigativ PLUG publikoi mbrëmë pamje të shpërndara nga kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, në ditën e përfundimit të numërimit të votave në maj 2025.
Sipas PLUG, përpos këngës së vendosur në sfond e cila kurrsesi smund të përdorej nga një shërbëtor publik, ku teksti i këngës e krahason veten me mafiozin LUCKY LUCIANO, e me këtë edhe Elton Arbana duket se bën të njëjtin krahasim, duke treguar prezencën e çunave Brenda KZAZ, që sipas tij i dhanë fitoren Rilindjes.
Ndër 'çunat' e prezantuar nga Arbana, brenda në KZAZ është edhe Fadil Balla alias Jul Balla, sëbashku me shoqëruesit e tij. Mesa duket kryebashkiaku në delirin e fitores, nuk ka i ka dërguar vetëm një mesazh Edi Ramës, se kush ishin çunat që i dhanë fitoren, por bashkë me të, i çoi edhe nje mesazh SPAK-t, institucionit të vetëm që deri më tani nuk ka parë përfshirjen e organizatave kriminale në vjedhjen e zgjedhjeve për llogari të qeverisë.
PLUG thekson se qytetarët e Durrësit dhe Shijakut disponojnë edhe më shumë informacion mbi këto çështje. Sipas redaksisë, ky publikim përbën një dëshmi publike që duhet të nxisë reagimin e institucioneve të drejtësisë.
PLUG njofton se investigimi do të vijojë.