Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë, ndërron jetë elektricisti i OSHEE

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në fshatin Rrilë, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Paraprakisht bëhet me dije se elektricisti po punonte për riparimin e një defekti në një shtyllë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.