106 vite kryeqytet, organizohet 'Sofra Tiranase', Shehu: U promovua historia e Tiranës

Ines Shehu, koordinatore e Sofrës Tiranase dhe e shoqatës “Tirana, Nderi i Kombit”, e ftuar sot në emisionin “Kafe Shqeto”, ndau detaje mbi organizimin e aktivitetit tradicional dhe planet e shoqatës për periudhën në vijim.

Gjatë intervistës, ajo u ndal te historia e Sofrës Tiranase, duke kujtuar se organizimi i parë është zhvilluar në vitin 1994 në qendër të Tiranës, si një aktivitet me karakter festiv dhe elementë të muzikës e humorit tiranas.

Sipas saj, shoqata e themeluar në vitin 1991 ka vijuar ndër vite organizimin e kësaj tradite, ndërsa së fundmi janë marrë vendime për hartimin e një strategjie të re zhvillimi dhe komunikimi.

Shehu theksoi se në mbledhjet e fundit të asamblesë dhe kryesisë është diskutuar për një qasje më të strukturuar, që përfshin jo vetëm organizimin e Sofrës si aktivitet vjetor, por edhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera përgjatë vitit, si dhe përdorimin e marketingut tradicional dhe atij dixhital për promovimin e tyre.

Deklarata e plotë:

"Kështu që e kemi pjesë të traditës, prandaj edhe Sofra Tiranse e organizuar nga Shoqata Tirana, që është Nderi i Kombit, e themeluar qysh në vitin 1991, ka bërë një punë të mrekullueshme për gjithë këto vite që ka realizuar një sofrë ku tironsit e konsiderojnë si dasëm.

Sofra e parë është bërë në vitin 1994. Është bërë në qendër të Tiranës.

Dhe në gjithë këto vite që ka pasur sofra, herën e parë është bërë si tip dasme, në qendër të Tiranës ku të gjithë hanin dhe pinin dhe shijonin muzikën e bukur tiranase.

Gjithashtu edhedisa momente të vogla humoristike që kanë qenë në atë kohë.

Gjithçka ka qenë në një mënyrë fantastike dhe këtë e them me plot gojë. Të gjithë kanë bërë një punë maksimale për për të realizuar një sofrë ashtu siç i ka hije Tiranës.

Po këtu te kjo shoqata janë tironsa të vërtetë. S'ka kështu me gjoja.

Ka filluar një bum shumë i madh realisht.

Me mbledhjet e fundit që janë bërë nga asambleja dhe nga kryesia, vendimet që janë marrë për të pasur një strategji të mirëfilltë duke qenë se koha po ecën drejt dixhitalizimit, kanë vendosur për të pasur një strategji të mirëfilltë markketingu, po jo vetëm tradicional, por edhe dixhital.

Tirana ka nxjerrë artistë, ka nxjerrë doktorë, siç janë dekoruar edhe tek Sofra Tiranse dhe këto do nxirren jo vetëm kur të ketë vetëm një sofrë, po do ketë aktivitete gjatë gjithë kohës.

Dhe do jetë një strategji e mirëfilltë dhe do vendosen qysh në fillim të vitit për çfarë do ndjekim më pas".