Emërohet kryetarja e Institutit të Botës Arabe, zëvendësoi Jack Lang i përfshirë në dosjen Epstein

Anne-Claire Legendre, këshilltarja e presidentit Emmanuel Macron për Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, është emëruar në krye të Instituti i Botës Arabe (IMA), duke pasuar Jack Lang.

Lang njoftoi dorëheqjen e tij dhjetë ditë më parë, pasi emri i tij u përmend në aferën Epstein, duke hapur rrugën për ndryshimin në drejtimin e institucionit prestigjioz kulturor me seli në Paris.

Emërimi i Legendre iu paraqit bordit drejtues të IMA-s nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, dhe u miratua unanimisht.

Diplomate karriere, Anne-Claire Legendre ka shërbyer si zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme për më shumë se dy vjet dhe ka mbajtur poste në disa ambasada franceze, përfshirë në Kuvajt dhe Jemen. Në Elysee, ajo ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në iniciativat diplomatike të Francës, përfshirë përpjekjet për njohjen e Shtetit të Palestinës.

Emërimi i saj në krye të IMA-s shihet si një sinjal i vazhdimësisë së angazhimit diplomatik dhe kulturor të Francës në botën arabe.