Barazim dramatik në ‘Molineux’, autogoli i Calafiorit në shtesë i heq fitoren Arsenalit përballë Wolves

Arsenali humbi dy pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion në Premier League, teksa barazoi 2-2 ndaj Wolves në transfertë, me golin e të pësuar në minutat shtesë.

Ndeshja nisi me një gol të hershëm për Arsenalin në minutën e 5-të: pas një pasimi të bukur të Declan Rice, Bukayo Saka mposhti mbrojtësin dhe me kokë e dërgoi topin në mes të portës për 0-1. Goli i dytë për ‘Topçinjtë’ u shënua nga Hincapie në minutën e 56-të, por nuk ishte e thënë që skuadra e Artetës të merrte maksimumin në këtë ndeshje.  

Wolves reagoi dhe në minutën e 61-të arriti të ngushtonte diferencën. Një kombinim i shkëlqyer mes Hugo Bueno-s dhe Santiago Bueno-s i dha këtij të fundit mundësinë për të gjuajtur nga jashtë zone, duke e dërguar topin në qoshen e sipërme të portës për 1-2.

Në minutën e 90+4', drama arriti kulmin: Riccardo Calafiori i Arsenalit devijoi gabimisht topin në portën e tij, duke barazuar rezultatin 2-2 në fund të ndeshjes. Një moment fatkeq për mysafirët, por që i dha Wolves mundësinë të shpëtonte nga humbja.

Me këtë barazim, Arsenal humbi mundësinë për të marrë tri pikë në një fushë të vështirë, ndërsa Wolves mori një pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë dhe përforcoi moralin në fund të një ndeshjeje dramatike.