Trump i thotë Britanisë: Mos e jepni ishullin ‘Diego Garcian’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar planin e Britanisë për të dorëzuar Ishujt Chagos Mauriciusit, duke theksuar se ishulli ‘Diego Garcia’ nuk duhet të jepet asnjëherë.

Ai tha se një veprim i tillë do të ishte ‘një njollë për aleatin tonë të madh’.

Ky qëndrim vjen pasi Uashingtoni përkrahu zyrtarisht planet e Londrës për t’i dhënë sovranitetin e Territorit Britanik të Oqeanit Indian Mauriciusit, duke ruajtur një marrëveshje qiraje për bazën ushtarake të rëndësishme në ‘Diego Garcia’.

Trump, në një postim në platformën e tij Truth Social, shkroi: ‘I kam thënë Kryeministrit Keir Starmer të Mbretërisë së Bashkuar se qiratë nuk vlejnë për vendet, dhe ai po bën një gabim të madh duke hyrë në një qira 100-vjeçare…’. Ai theksoi se ishulli ‘Diego Garcia’ është ‘strategjikisht i vendosur në Oqeanin Indian’.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se SHBA-ja mund të përdorë ‘Diego Garcia’ në rast se Irani vendos të mos arrijë një marrëveshje për programin bërthamor, duke e përshkruar Teheranin si një ‘regjim shumë të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm’.

Ishujt Chagos, nën kontroll britanik që nga viti 1814, ndodhen rreth 9,332 km jug-lindje të Britanisë dhe 2,010 km veri-lindje të Mauriciusit.

Mauriciusi ka argumentuar prej kohësh se i është mohuar padrejtësisht sovraniteti i ishujve gjatë procesit të pavarësisë.

‘Diego Garcia’ është ishulli më i madh i këtij arkipelagu dhe përdoret nga forcat e armatosura të Britanisë dhe SHBA-së. Sipas planit, Mbretëria e Bashkuar do ta marrë qira të ishullit për 99 vjet, duke ruajtur përdorimin e tij ushtarak.