'Shkëputën iranianët nga bota' - SHBA vendos kufizime vizash për zyrtarët dhe drejtuesit e telekomunikacionit
Shtetet e Bashkuara po vendosin kufizime vizash për 18 zyrtarë iranianë dhe udhëheqës të industrisë së telekomunikacionit, tha Departamenti i Shtetit të mërkurën, masa e fundit e vendosur kundër Teheranit.
Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen zyrtare të DASH, Departamenti i Shtetit i ka argumentuar sankisonet e reja ndaj zyrtarëve të lartë, me faktin se gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në dhjetor dhe janar 2025, regjimi iranian ka përdorur dhunë dhe represion kundër dhjetëra mijëra demonstruesve paqësorë.
Kufizimet, vijnë si një përgjigje ndaj regjimit të mullahëve, pasi vendosi një mbyllje pothuajse totale të internetit në të gjithë vendin, e paprecedentë në shtrirje dhe kohëzgjatje, që kufizoi rëndë dokumentimin e pavarur të abuzimeve dhe i shkëputi iranianët nga bota.
‘Edhe sot, regjimi vazhdon të kufizojë aftësinë e iranianëve për të ushtruar liritë e tyre themelore. Siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin iranian’, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.
Nga kufizimet preken edhe anëtarët dhe rrethi i ngushtë familjar i zyrtarëve iranianë dhe drejtuesve të telekomunikacionit.
‘Sot, në përputhje me autoritetin e tij sipas Seksionit 212(a)(3)(C) të Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë, Sekretari Rubio po ndërmerr hapa për të vendosur kufizime vizash kundër 18 zyrtarëve të regjimit iranian dhe udhëheqësve të industrisë së telekomunikacionit, si dhe anëtarëve të familjeve të tyre të ngushta. Kjo politikë e kufizimit të vizave do të synojë individët që janë bashkëpunëtorë, ose besohet se janë bashkëpunëtorë, në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, veçanërisht duke penguar të drejtën e iranianëve për shprehje të lirë dhe tubim paqësor. 58 individë janë shënjestruar nga kjo politikë’.
Teksa shpreh angazhimin e SHBA për popullin Iranian për liri shprehjeje, DASH thekson në përfundim të njoftimin se Amerika do të ë përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të ekspozuar dhe promovuar llogaridhënien për abuzimet nga zyrtarët e regjimit iranian dhe individë të tjerë.