Formacionet zyrtare të Milan-Como, Jashari titullar, Nkunku me Leao-n në sulm

Milani do të përballet mbrëmjen e sotme me Como-n në ndeshjen e prapambetur të javës së 24-t të Serisë A, që do të zhvillohet në orën 20:45. Massimiliano Allegri, ka bërë të ditura zgjedhjet e tij për këtë sfidë.

Kuqezinjtë paraqiten me një mungesë të papritur në mbrojtje: qendërmbrojtësi Matteo Gabbia nuk do të jetë i disponueshëm dhe vendin e tij e merr Koni De Winter. Në krahun e djathtë të mbrojtjes konfirmohet Athekame, ndërsa në të majtë do të luajë Davide Bartesaghi.

Në mesfushë, Milani do të mbështetet te treshja e përbërë nga Ardon Jashari, Samuele Ricci dhe Luka Modrić. Duhet theksuar se Adrien Rabiot mungon për shkak pezullimi.

Në repartin ofensiv, dyshja sulmuese do të përbëhet nga Christopher Nkunku dhe ‘ylli’ portugez Rafael Leão, me Milanin që synon tri pikë të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit.