VIDEO/ Dështon me sukses Salianji në Berat

Ervin Salianji ka dështuar me sukses në Berat.

Siç edhe mund të shikoni në pamjet e bëra publike, në një takim të njoftuar prej disa ditësh, në sallë nuk ka pasur më shumë se rreth 20-30 persona dhe këta të sjellë nga pushtetarët lokalë dhe deputetët e Beratit.

Nga pamjet e bëra publike, duket qartësisht se edhe ata qytetarë që kanë qenë të pranishëm janë përpjekur që të fshihen dhe të mos identifikohen.

Edhe në takimet e mëparshme të Salianjit, pjesëmarrësit kanë qenë simpatizatë të Partisë Socialiste dhe zyrtarë lokalë të qyteteve ku ai ka zhvilluar këto biseda.