Përgjegjshmëri ligjore dhe politike’/ Noka: Çështja Balluku, përgjegjësia është e Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar pas deklaratave të sotme të Kryetarit të Komisionit të Jashtëm të PE-së, David McAllister në Tiranë, në lidhje me çështjen Balluku.
‘Kjo është përgjegjësi ligjore dhe politike’ tha McAllister dhe sipas Nokës, kjo përgjegjësi është e Edi Ramës.
Reagimi i Flamur Nokës:
Qëndrimi i partisë në pushtet ndaj dosjes Balluku është test kritik në luftën kundër korrupsionit.
‘Jo vetëm çështje ligjore, por edhe përgjegjshmëri politike’, tha sot kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister.
Duhet përgjegjshmëri politike, thotë McAllister.
Përgjegjësinë politike e ka kryeministri, i cili është eprori i saj në qeveri dhe personi që e ka emëruar politikisht nga pozita e kryetarit të PS.