Benfica reagon pas nisjes së hetimeve nga UEFA: Eusébio, simboli ynë, besojmë versionin e Prestianni-t
Pas hapjes së hetimit nga UEFA mbi incidentin e dyshuar racist gjatë ndeshjes mes Benfica-s dhe Real Madridit, ku u përfshinë Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestianni, klubi portugez ka shpërndarë një komunikatë zyrtare.
Në deklaratë, Benfica thekson se përballon hetimin e UEFA-s me “bashkëpunim total, transparencë dhe ndershmëri”. Klubi rithekson angazhimin e tij të palëkundur për vlerat e barazisë, respektit dhe përfshirjes, duke nënvizuar se këto parime kanë Eusébion si simbolin më të madh të tyre.
Benfica gjithashtu shpreh mbështetjen e plotë për lojtarin Gianluca Prestianni, duke theksuar se sjellja e tij ka qenë gjithmonë e udhëhequr nga respekti për kundërshtarët, institucionet dhe parimet që përcaktojnë identitetin e klubit. Klubi dënon gjithashtu çdo fushatë shpifjeje kundër lojtarit.
Si Benfica, ashtu edhe Real Madridi kanë konfirmuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me UEFA-n gjatë hetimit zyrtar që po zhvillohet mbi ngjarjen.