Meloni sulmon gjyqtarët se detyruan Ministrinë e Brendshme të dëmshpërblejë emigrantin në Gjadër

Nga Alba Kepi

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dalë me një video në rrjetet sociale ku kritikon ashpër vendimin e një gjykate në Romë, e cila ka urdhëruar Ministrinë e Brendshme të paguajë një kompensim prej 700 eurosh për një migrant të transferuar në një qendër në Gjader, Shqipëri, pasi transferimi ishte i paligjshëm.

Sipas vendimit të Gjykatës së Romës të datës 10 shkurt, transferimi ishte kryer në mënyrë të padrejtë sepse migrantit nuk i ishte dhënë informacion i duhur, ai nuk mundi të njoftonte familjen e tij përfshirë dy fëmijët dhe qëndrimi në qendrën jashtë territorit italian e pengonte takimin me ta.

Meloni e ka quajtur këtë vendim si një pengesë ndaj politikave të qeverisë për kontrollin e emigracionit të parregullt dhe ka akuzuar një “pjesë të politizuar të magjistraturës” se po pengon qeverinë në ushtrimin e strategjisë së saj.

“Një qytetar algjerian i parregullt në Itali, që ka pasur 23 dënime, përfshirë edhe një për lëndim trupor, pasi kishte sulmuar një grua me grushte dhe kërcime, nuk mund të mbahet në një CPR (Qendër për Personat e Parregullt) dhe as të transferohet në një qendër në Shqipëri për riatdhesim. Disa gjykatës deklaron kryeministrja, kanë vendosur madje jo vetëm që nuk do të ketë dëbim, por Ministria e Brendshme do të duhet t’i paguajë një dëmtim prej 700 eurosh për përpjekjen për të zbatuar një vendim dëbimi”,  shprehet Meloni.

Në videon e saj, ajo theksoi se italianët kanë votuar për qendrën e djathtë që të vendosen “rregulla të qarta” dhe të këmbehet zbatimi i ligjeve, duke vlerësuar se vendimi i gjykatës është një sulm ndaj këtyre synimeve.

Meloni ka shtuar se qeveria do të vazhdojë “me vendosmëri” për të forcuar riatdhesimin e migrantëve dhe për të përmirësuar mjetet e kontrollit të emigracionit, pavarësisht sfidave ligjore.

Ngjarja ka risjellë debatin në Itali mbi politikën migratore dhe marrëdhëniet midis pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësorit, ndërsa vendimi i gjykatës mbetet subjekt diskutimi dhe kritike.