'Nuk ka izolim të opozitës në arenën ndërkombëtare'/ Balliu: Në Mynih ngrita alarmin për pastrimin e parave në ndërtim

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një intervistë në Syri TV u shpreh se siguria kibernetike ishte në qendër të diskutimeve në Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku ai mori pjesë.

Sipas tij, ndërsa vendet perëndimore po rrisin standardet e mbrojtjes kibernetike, në Shqipëri kjo fushë është lënë në dorë të grupeve kriminale. Balliu deklaroi se ka informuar zyrtarë të lartë ndërkombëtarë për çështje që lidhen me pastrimin e parave dhe krimin e organizuar, duke përmendur edhe emrin e Ergys Agasit.

Ai theksoi se sipas tij, ndërkombëtarët janë tashmë të vetëdijshëm për situatën problematike në vend. Ai hodhi poshtë pretendimet për izolim të opozitës, duke thënë se komunikimi me partnerët ndërkombëtarë është i vazhdueshëm.

Balliu: 

Fillimisht në epiqendër të diskutimit ka qenë siguria kibernetike,  pasi është tanimë një ëh, bërthamë dhe praktikisht rreziku më i madh në të ardhmen vjen nga mungesa e sigurisë kibernetike. Dhe konferenca e Mynihut, duke theksuar rëndësinë e kësaj sigurie, pjesës të së cilës ishin ëh, nivelet më të larta të shërbimeve të huaja, nga  përfaqësuesit e shërbimeve të Mbretërisë së Bashkuar, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të dhe patjetër Gjermanisë e shumë të tjera, patjetër dhe shefja e Europolit. Me të gjithë kam patur mundësinë të takohem dhe t'i informoj ata se ndërkohë që në të gjithë botën i vihet theksi sigurisë kombëtare nëpërmjet mbrojtjes dhe rritjes së standartit të sigurisë kibernetike, në Shqipëri siguria kibernetike është lënë në dorë të karteleve të drogës.

Dhe duke i shpjeguar me aq sa ishte mundësia, figurën e Ergys Agasit si një koordinator të krimit të organizuar për qeverinë. Pata mundësinë t'i informoj në lidhje me pastrimin e parave të drogës në ekonominë shqiptare nëpërmjet fushës së ndërtimit. Në disa raste për këtë denoncim,, mund të them që kishin informacion figura të ndryshme të niveleve të ndryshme,  në dhe të segmenteve qoftë politike po dhe më gjerë, në lidhje me situatën aktuale të Shqipërisë. Pra nuk ishte një, ndryshe nga herët e tjera, mund të them që një pjesë e mirë e tyre ishin të informuar në lidhje me pastrimin e parave të karteleve të drogës, por edhe me problem, problemet thelbësore që ne kemi në sigurinë kibernetike.

Jo vetëm që duhej t'i shpjegoje se duket për ta, domethënë kur i'a shpjegoje çështjen e AKSH-it apo çështjen e Drejtorisë së Krimit Kibernetik, ku  burri i drejtoreshës punonte si shofer i Ergys Agasit ishte  ishte e pabesueshme për ta.

Por,  ndryshe nga herët e tjera, kemi media të, edhe media ndërkombëtare, të cilat  kanë dhënë dhe kanë transmetuar aferat korruptive të fundit ku përfshihet patjetër AKSH-i, Ergys Agasi dhe kartelet e drogës. Në këtë, në këtë aspekt, në këtë aspekt më shumë se asnjëherë tjetër, mendoj që opozita ka qenë e aftë në depërtimin e mesazhit, në të gjitha aferat, aferat ndërkombëtare. Besoj që të paktën aq sa kuptoj unë,ndërkombëtarët dhe mbarë bota është tanimë e qartë që Shqipëria është në një problem thelbësor. Këtu mjafton edhe të shikosh qoftë edhe për deklaratat e fundit të bëra në lidhje me aferën korruptive të Ballukut dhe se si ajo po cënon  integrimin e Shqipërisë në Europë.

Dikur flisnin se kishim një izolim të opozitës në arenën ndërkombëtare, ku qartazi tanimë ajo as nuk mund të ekzistojë si tezë, është thjesht, është bërë thjesht më qesharake, pasi të gjithë, qoftë dhe kolegët e mi që kanë qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vijojnë të jenë, apo unë në konferencën e sigurisë të Mynihut, dhe shumë aktivitete të tjera, përfshirë dhe ato të sotshmet, të deputetëve të tjerë,  bëhet e qartë që ka një informacion që shkon nga Shqipëria në Europë po dhe nga Europa në Shqipëri, në lidhje me situatën dramatike ku është vendi.