VIDEO/ Momenti emocionues, babai qan pasi pa djalin 18-vjeçar duke debutuar me Real Madridin
Momenti më emocionues i mbrëmjes në përballjen e Real Madrid kundër Benfica në Ligën e Kampionëve nuk lidhej vetëm me rezultatin 0-1 në favor të klubit spanjoll, por me debutimin e talentit 18-vjeçar Thiago Pitarch.
I riu spanjoll hyri në fushë në minutat shtesë, duke përjetuar ëndrrën e tij të parë me ekipin e parë madrilen.
If Thiago Pitarch was given minutes against albecete, I don’t think Real Madrid would have lost that match
— Miss ADEL🦋🦚🌹 (@a_derll) February 18, 2026
pic.twitter.com/NTfCTJf6vI
Edhe pse vëmendja kryesore e ndeshjes ishte e përqendruar te paraqitja e Vinícius Júnior, rrjetet sociale u pushtuan nga pamjet e debutimit të Pitarch.
Mesfushori i ri ka kaluar më parë në akademitë e Atlético Madrid, Getafe CF dhe CD Leganés, përpara se të bashkohej me akademinë e Realit, ku u dallua me paraqitje mbresëlënëse.
Vetëm dy javë më parë, ai kishte shënuar në fitoren 5-2 ndaj Olympique de Marseille në Ligën e Kampionëve për të Rinj. Kjo formë e mirë i hapi derën për ekipin e parë të trajnerit Álvaro Arbeloa.
Pitarch zëvendësoi Eduardo Camavinga në minutën e katërt të kohës shtesë dhe luajti rreth dhjetë minuta, duke marrë duartrokitje nga tifozët.
Pas ndeshjes, skena më prekëse ndodhi jashtë fushës. Shokët e ekipit i nënshkruan fanellën e debutimit, ndërsa ai përqafoi prindërit e tij.
Babai i tij nuk i përmbajti dot lotët e gëzimit, një moment që u bë menjëherë viral.