SYRI TV/ Rradhe dhe pritje 2–3 mujore për analiza në spitalin e Lezhës, qytetarët detyrohen të shkojnë tek privati

Qytetarët e Lezhës përballen me pritje të gjata për të kryer analizat mjekësore në Spitalin Rajonal, ku kohëzgjatja e pritjes arrin nga 2 deri në 3 muaj.

Arsyeja kryesore lidhet me kuotën mujore të fondit të alokuar për këtë shërbim, e cila është e pamjaftueshme për të përballuar kërkesën e lartë të pacientëve.

Fondi total për këtë shërbim është 55 milion lekë në muaj, ndërsa vlera vjetore arrin 650 milion lekë, një shumë që spitali e konsideron të pamjaftueshme për fluksin real të qytetarëve.

“Kuota mujore është e pamjaftueshme dhe shërbimi mund të kryhet vetëm deri më datën 20 të çdo muaji,” shprehen qytetarët, të cilët për shkak të pritjeve të gjata detyrohen të drejtohen tek laboratorët private, duke përballuar kosto shtesë.

Nga ana e Drejtorisë së Spitalit Rajonal, sqarohet se kërkesat për analiza janë të shumta dhe fondi aktual nuk mund të mbulojë të gjithë fluksin. Megjithatë, spitali garanton se urgjencat trajtohen pa vonesë, duke u dhënë prioritet rasteve emergjente.

“Rastet urgjente gjithmonë trajtohen pa pritje. Problem mbetet vetëm fluksi i lartë për analizat rutinë,” theksojnë zyrtarët e spitalit.

Situata ka krijuar rradhe të gjata dhe kaos për qytetarët, ndërsa për disa pacientë të pamundurit të presin detyrohen të paguajnë shërbime private për analiza, gjë që e rrit ndjeshëm koston e trajtimit mjekësor.