", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/February/18/auto_zelensky61771411389.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Përfundojnë bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në Gjenevë, Zelensky: Moska po përpiqet të zgjatë negociatat e paqes

Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, që u zhvilluan për të dytën ditë me radhë në Gjenevë, nën ndërmjetësimin amerikan, kanë përfunduar, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA.

Nga ana tjetër, agjencia ruse TASS, duke cituar kreun e negociatorëve rusë, Vladimir Medinski, njoftoi se së shpejti do të zhvillohen bisedime shtesë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi Rusinë se po përpiqet të vonojë procesin e bisedimeve paqësore, pas një dite “të vështirë” diskutimesh në Gjenevë të martën.

“Takimet e djeshme ishin me të vërtetë të vështira dhe mund të themi se Rusia po përpiqet të zgjatë negociatat, të cilat tashmë mund të kishin arritur në fazën e tyre përfundimtare,” shkroi Zelenski në rrjetet sociale.