Kalendari i plotë i Ramazanit 2026: Oraret e sakta të agjërimit për Shqipërinë

Ky është kalendari i muajit të shenjtë të Ramazanit për vitin 2026, përkatësisht 1447 Hixhri.

Sipas kalendarit, Ramazani nis të enjten, më 19 shkurt 2026, dhe përfundon me festën e Fitër Bajrami, e cila këtë vit festohet të premten, më 20 mars 2026.

Agjërimi zgjat nga agimi deri në perëndim të diellit, ndërsa çdo ditë oraret pësojnë ndryshime graduale me zgjatjen e ditës.

Gjatë muajit, besimtarët do t’i referohen kohëve të përcaktuara për:
• Agimin (Syfyrin), si kufiri i lejimit të ngrënies dhe pirjes para fillimit të agjërimit;
• Lindjen e Diellit;
• Drekën (Yleja);
• Ikindinë (Pasditen);
• Perëndimin (Iftarin);
• Jacinë (Darkën).

Sipas kalendarit, nata e Nata e Kadrit shënohet më 16 mars 2026 (e hënë), një nga netët më të rëndësishme të muajit të Ramazanit.

Muaji i shenjtë përfundon me festën e Fitër Bajrami, e cila këtë vit festohet të premten, më 20 mars 2026. Falja e namazit të Bajramit do të mbahet në orën 06:00.

Oraret e publikuara i referohen Tiranës. Për qytetet e tjera ka dallime të vogla në minuta: Durrësi dhe Shkodra +2 minuta, Vlora dhe Lushnja +1 minutë, Berati 0 minuta, Elbasani -1 minutë, Kukësi -1 minutë, Peshkopia -2 minuta, Librazhdi -2 minuta dhe Korça -5 minuta.