Mot i keq në det, shtyhet për nesër në mesditë nisja e tragetit nga Vlora
Vlorë – Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike në det, është shtyrë nisja e tragetit “EUROPEAN STAR”, e cila ishte planifikuar për mbrëmjen e sotme.
Autoritetet portuale bëjnë me dije se trageti, që do të nisej sot në orën 23:00, do të largohet nga porti të mërkurën në orën 12:00.
Ky vendim është marrë me qëllim garantimin e sigurisë së udhëtarëve dhe ekuipazhit, për shkak të dallgëve dhe kushteve të pafavorshme atmosferike në det.
Pasagjerët këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të paraqiten në port sipas orarit të ri të nisjes.