Trafik për shkak të një koncerti, ndeshje Dortmund – Atalanta nis me 15 minuta vonesë

Ndeshja e fazës “play-off” të UEFA Champions League mes Borussia Dortmund-it dhe Atalantës është shtyrë për 15 minuta nga ora e planifikuar. Arsyetimi i këtij ndryshimi ka qenë një bllokim i trafikut në zonë, që pengoi mbërritjen në kohë të skuadrës dhe stafit në stadiumin “Signal Iduna Park”, duke detyruar organizatorët të shtyjnë paksa nisjen e ndeshjes për t’u dhënë më shumë kohë përgatitore ekipeve përkatëse.

Trafiku në zonën pranë stadiumit është krijuar për shkak të një koncerti që po zhvillohej aty pranë.