VIDEO/ Shembet kodra, dheu merr para qiparisin 500 vjeçar dhe banesat

Shirat dhe shkarjet e dheut të këtij moti të keq nuk kursyen as pemët në lagjen më të vjetër të Delvinës në atë Beqirefendi.

Qeparizin 500 vjeçar që ishte një nga pikat njohëse të kësaj lagjeje dhe pjesë e një Teqeje atje, shkurti i këtij viti e shkëputi nga rrënjët duke rënë kështu mbi çatinë e një familjeje aty afër por pa krijuar probleme.

‘U trëmbëm shumë - na thotë Mehmeti, banori i shtëpisë ku ra qeparisi, - por njëherazi edhe u mërzitëm se qeparisi ka qenë pjesë e jetës tonë. E kemi gjetur kështu dhe jemi rritur nën hijen e tij’.