Zbulohet formacioni titullar i Real Madridit për ndeshjen ndaj Benfica-s, Mbappe titullar

Skuadra e drejtuar nga Álvaro Arbeloa do të përballet me Benfica-n në ndeshjen e parë të fazës së playoff-it për të kaluar në 1/8-at e finales së Ligës së Kampionëve.

Pas një faze kampionati me ulje-ngritje, Real Madrid kërkon të shlyejë humbjen e pësuar para pak javësh, kur Benfica triumfoi 4-2 në takimin e fundit të ligës më 28 janar, duke detyruar “Los Blancos” të kalojnë përmes play-off-it.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për madrilenët të marrin tri pikët në Lisbonë. Statistikat tregojnë një avantazh të lehtë për Benfica-n, e cila ka regjistruar 3 fitore ndaj 2 të Real Madridit në përballjet direkte.

Formacioni titullar i zbuluar i Real Madridit pritet të jetë një element kyç për të synuar suksesin dhe kthimin e moralit të ekipit në këtë fazë të rëndësishme të Champions League.