Bastoni, pas polemikave Inter-Juventus: Gruaja ime ka marrë kërcënime me vdekje, më vjen keq...
Alessandro Bastoni reagoi për polemikat e ndeshjes Inter–Juventus gjatë një konferencë për shtypin në Bodo, përpara sfidës së Champions League kundër Bodo/Glimt. Mbrojtësi i Interit pranoi se kontakti me Kalulu ishte i ndikuar nga euforia e lojës dhe theksoi se është penduar për reagimin e tij pas situatës.
“E pranova kontaktin me Kalulu dhe ndoshta theksova rënien,” tha Bastoni. “Më vjen keq për reagimin tim të mëvonshëm. Ishte e keqe për t’u parë, por edhe njerëzore: isha në një një ndeshje shumë të rëndësishme për kampionatin tonë. Më vjen keq që reagova në atë mënyrë. Karriera ime dhe personi im nuk mund të përcaktohen vetëm nga ky episod. Kam mbi 300 paraqitje në Serie A dhe kjo është hera e parë që flitet për mua për këto gjëra.”
Ai komentoi gjithashtu ndikimin personal të situatës: “Nuk më ka dëmtuar shumë në nivel personal, por më vjen keq për gruan dhe vajzën time, e cila ende nuk e kupton situatën. Gruaja ime ka marrë disa kërcënime me vdekje. Më vjen keq edhe për arbitrin La Penna dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo situatë.”
Bastoni shtoi se, pavarësisht kritikave dhe lajmeve të rreme, ai vlerëson të vërtetën: “Faleminderit atyre që thanë të vërtetën, edhe atyre që thanë se kam gabuar dhe kam qenë budalla, kjo është e vërteta. Një njeri ka të drejtë të gabojë dhe detyrën për ta pranuar gabimin.”