Nisin shkarkimet nga HEC i Fierzës. Bregu i liqenit kthehet në vendngrumbull mbetjesh urbane

Me rënien e reshjeve të ditëve të fundit janë shtuar edhe prurjet në hidrocentralin e Fierzës, ku kanë nisur edhe shkarkimet me rreth 100 metër kub ujë në sekondë, ndërsa vijon të mbetet në kuotën 294 metër nga 296 që është kapaciteti më i madh në basenin më të madh të vendit. 

Në hidrocentralin e Fierzes reshjet shtuan prurjet deri ne 500 metër kub në sekond. Burime nga Hec i Fierzës bëjnë të ditur se hidrocentrali më i madh i vendit po prodhon energji me kapacitet maksimal.  

Ndërkohë në Kukës niveli i ujit ka arritur dukshëm afër kufirit maksimal.
Në afërsi të bregut të liqenit jan akumuluar tonelata mbeturinash urbane duke shkaktuar ndotje masive. Fenomeni i ndotjes shfaqet çdo herë kur rritet niveli i ujit në liqen.