Rama merr në mbrojtje Karçanajn/ Koka: Sinjalizon presion në rritje ndaj tij dhe qeverisë!
Kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar qëndrim ndaj drejtësisë, duke u shndërruar në një “barrikadë” për bashkëpunëtorët e tij të afërt që janë nën hetim nga SPAK.
Në një intervistë për Syri Tv, në edicionin e mesditës, gazetari Bledian Koka, tha se ky ndryshim u pa qartë gjatë vizitës së tij të fundit në zyrat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku ai jo vetëm premtoi rritje rrogash për punonjësit, por edhe mbrojti publikisht ish-drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, duke pretenduar se ajo dhe stafi i saj i janë nënshtruar një presioni “të padrejtë dhe të paligjshëm” nga prokurorët.
Koka u shpreh se kjo mbrojtje e Ramës shtrihet tek figurat më besnike dhe më jetëgjata të rrethit të tij, si Karçanaj dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, të cilat e kanë shoqëruar atë politikisht që nga koha kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Veprimi i Ramës, shton ndër të tjera gazetari, sinjalizon një presion në rritje ndaj tij dhe qeverisë. Mbrojtja e Karçanajt dhe vizita në AKSHI interpretohen si një përpjekje për të krijuar një mburojë rreth njerëzve të tij të besuar.
Ironia qëndron në faktin se ndërsa kritikonte sistemin e drejtësisë për kërkesa financiare prej 30 milionë eurosh, një tender i vetëm i AKSHI-t kap të njëjtën vlerë, duke ngritur pyetje mbi standardet e dyfishta në menaxhimin e parave publike.
E vetmja ngjarje që mund të konsiderohet ende si “lajm” në Shqipëri, sipas Kokës, do të ishte largimi i Edi Ramës nga pushteti, pasi çdo lëvizje tjetër politike tashmë shihet si pjesë e një narrative të njohur dhe të parashikueshme.
Rama duke u shpalosur gjithnjë e më shumë për shkak të presionit të cilin ai ndodhet. E nisim nga nga gjëja më kryesore. Belinda Balluku dhe Mirlinda Karçanaj janë dy nga bashkëpunëtorët më jetëgjata të Edi Ramës, besoj se jo. Secila prej tyre ka praktikisht nga 20 vjet që ndodhet në krah të zotit Rama. Së pari në gjatë kohës kur ai ishte në Bashkinë e Tiranës dhe më pas edhe në momentin që kanë ardhur, ka ardhur në pushtet. Zonja Balluku së pari kur drejtonte, domethënë autoritetin e aviacionit civil, mos gabojmë, ANTA-n e famshme dhe më pas në kapërcimin në qeveri, deputete, ministre, superministre dhe gjithçka. E njëjta gjë dhe me zonjën Karçanaj. Që prej momentit, që prej 2013-ës, kjo zonjë është drejtoreshë e AKSH-it dhe deri në ditën e sotme zoti Rama nuk e lëshon.
Pyetja është, çfarë na tregon ky lloj raporti? Është një raport besimi, pa diskutim që po. Por në fakt, çfarë kanë menaxhuar këto dy zonja në kohët e fundit? Shkojmë tek ajo që ka bërë deklaratë, domethënë janë deklaratat ose profecitë e vetëpërmbushjes, se po i quajmë kështu, të zotit Ahmetaj, i cili thoshte që AKSHI është, është kopshti personal i zotit Rama dhe në qoftë se doni t'i gjeni lekët e zotit Rama, derisa s'kishim marrë vesh Duranën, kuptohet, po flasim njëherë për AKSH-in, duhet të shkoni te AKSH-i.
Dhe pa diskutim pastaj edhe njeriu besnik, sidomos në pesë vitet e fundit, bashkëpunëtorja e ngushtë dhe superministrja, zëvendëskryeministre, njeriu që firmoste çdo gjë, pra praktikisht mëkëmbëse e Edi Ramës, ndërkohë që Edi Rama bënte kryeministrin turist. Si me thënë, këto janë dy personazhet ndaj të cilët zoti Rama është investuar shumë. Ndalem pak te kjo pjesë, më bëri përshtypje kjo, ëh, pse po i bënte temena zoti Rama punonjësve të AKSH-it? Pra, ai njeriu që para një jave, para dy javësh, jo më larg, po para dy javësh, bëri një betejë serioze me gjyqtarët dhe prokurorët e këtij vendi, duke u thënë që ju po kërkoni super rroga. Krejt papritur ky qenka dorëlëshuar me punonjësit e AKSH-it.
Ç'është kjo, si me thënë, kjo zemërgjerësi e këtij njeriu që duket sikur i nxjerr paratë nga xhepi i vet dhe jo nga taksat e shqiptarëve. Kjo është si me thënë, kjo është një pikëpyetje e madhe, ose më saktë, kjo është e gjithë narrativa që tregon se si ajo beteja me gjyqtarët ishte thjesht një betejë propagandistike të cilën dukej sikur zoti Rama po i qante hallin, si me thënë, gjyqtarëve se po kërkonin ato 30 milionë euro më shumë paga dhe jo tendera. Ndërkohë që 30 milionë euro është vetëm një tender i AKSH-it. Ai, ai 30 milionë euroshi që na llogariti zoti Rama, që i donin gjyqtarët dhe prokurorët e këtij vendi, që të punojnë me kushte më të mira dhe pse jo të performojnë më mirë në një sistem ku drejtësia nga gjashtë në tetë muaj dikur, tashmë ka shkuar nga pesë në shtatë vjet.
Ky njeriu, që i kujtonte shqiptarëve po i kursente 30 milionë euro, ky njeriu që harxhon me një institucion që tenderon nja 200 apo 300 milionë euro, ku shumica prej këtyre janë tendera të fshehta dhe askush nuk e di se kush i merr, si i merr dhe si i përdor, krejt papritur sot na doli, edhe i bëri avokatinë një njeriu i cili është nën akuzë për grup të strukturuar kriminal dhe se në dijeninë e saj apo ndoshta dhe në urdhrin e saj, po këtu s'po i futemi në meritë drejtësisë, është angazhuar edhe për të marrë peng një njeri që denonconte si me thënë vjedhjet e AKSH-it, krejt papritur ky njeriu i bëhet avokat sot.
Pra, të gjitha këto tregojnë një njeri i cili e ka humbur busullën, e ka humbur si me thënë atë dhe po të duash dhe smaltin që kishte dikur për të prodhuar ngjarje dhe për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Këtu në Shqipëri të gjithë e dinë që asgjë nuk përbën më lajm dhe i vetmi lajm që do të përbënte dhe me shumë gjasë do të përbëjë në një kohë të shkurtër, do të jetë vetëm largimi i Ramës nga qeveria.