SYRI TV/ 'Qeveria amandament Rama-Lubia', Berisha: Kërkojnë mbrojtjen që nuk i'u jep kushtetuta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi akuza të rënda ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar situatën si një krizë të thellë institucionale dhe një përpjekje për deformim të rendit kushtetues. Berisha u shpreh se “amendamenti Rama-Lubia” synon t’u japë funksionarëve të lartë një mbrojtje që, sipas tij, “Kushtetuta nuk ua ka dhënë”. Kryedemokrati akuzoi Ramën për “grusht shteti”, ndërsa solli në vëmendje se këto ndryshime të propozuara së fundmi nga kryeministri janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese që në vitin 2002. Berisha u bëri thirrje qytetarëve për mobilizim, duke e cilësuar 20 shkurtin si “dita e kryengritjes më të madhe paqësore në histori”.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama, se po bën “grusht shteti brenda shtetit” dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të tij. Në konferencën me gazetarët, Berisha e cilësoi nismën e socialistëve për mbrojtjen nga pezullimi, të quajtur “amendamenti Rama-Lubia”, si një përpjekje që, sipas tij, synon t’u japë funksionarëve të lartë mbrojtjen që ua mohon Kushtetuta.

Berisha e cilësoi nismën ligjore të Edi Ramës si tejkalim flagrant të Kushtetutës, ndërsa hodhi akuza se këto hapa Rama po i bën për të mbrojtur veten dhe bashkëpunëtorët nga përgjegjësia penale për aferat që kanë kryer.

Për të mbështetur akuzat, Berisha solli në vëmendje edhe precedentin e vitit 2002, kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi një nismë të ngjashme ligjore të socialistëve, asokohe për të mbrojtur kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Berisha komentoi edhe deklaratën e Ramës për dorëheqjen e Ballukut.

Sa i takon mbrojtjes që Rama i bëri ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlina Karçanit, Berisha tha se në fakt po mbron bashkëshorten e tij, Linda Rama, e cila, sipas tij, fshihet pas tenderave të AKSHI-t. Përballë kësaj panorame, Berisha bëri thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje masive në protestën e 20 shkurtit.