Gjoba dhe pezullime pas javës së 25-të në Serie A, ndëshkohet Tare, ndalet edhe Vanoli

Serie A ka publikuar vendimet e Gjykatës Sportive pas ndeshjeve të javës së 25-të, me disa masa disiplinore që prekin jo vetëm lojtarët, por edhe trajnerë dhe drejtues klubesh. Ndër rastet më të përfolura është ai i Igli Tares, drejtor sportiv i Milan-it, i cili është gjobitur me 10 mijë euro pas ndeshjes kundër Pisa-s.

Sipas komunikatës zyrtare, Tare ka hyrë në fushë në fund të takimit dhe ka kundërshtuar në mënyrë agresive vendimet e arbitrave. Ndërkohë, masa disiplinore janë marrë edhe ndaj dy drejtuesve të Juventusit, Damien Comolli dhe Giorgio Chiellini, të cilët janë pezulluar respektivisht deri më 31 mars dhe 27 shkurt.

Një tjetër vendim i rëndësishëm lidhet me Paolo Vanolin, trajner i Fiorentinës. Ai është pezulluar për një ndeshje dhe është gjobitur me 3 mijë euro për protesta të ashpra ndaj arbitrit gjatë sfidës me Como 1907, duke vijuar kundërshtimet edhe pas kartonit të kuq.