SYRI TV/ Banorët e Baks-Rrjollit kërkojnë drejtësi dhe ndalimin e resortit
Nuk e kanë ndalur protestën banorët e Baks Rrjollit në Velipojë, duke kërkuar ndalimin e punimeve të resortit. Ata deklarojnë se do të vijojnë protestat deri në plotësim të kërkesave dhe i kërkojnë drejtësisë hetim të rastit dhe gjykatës të jap vendime të drejta sipas dokumentacionit.
SYRI TV
Banoret në Baks Rrjoll në Velipojë vijonë protestën kundër ndërtimit te resortit turistik në zonë. Ata shprehn se tokat nuk do i lëshojnë, ndërkohë i bëjnë thirrje Prokurorisë Shkodër që të trajtojë dosjen. Ato shprehen se po kërkojnë vetëm drejtësi dhe paralajmërojnë se do hyjnë në grevë urie para SPAK nëse nuk marrin përgjigje.
Për të parë nga afër situatën ka qenë prezente këtë të martë edhe një përfaqësuese e Avokatit të Popullit.
Janë mbi 80 familje në këtë zonë që kërkojnë të kenë një zgjidhje për tokat që ata pretendojne se janë të tyre duke paraqitur edhe dokumente.