SYRI TV/ Rama distancon veten nga pengmarrjet te AKSHI: Karçanaj do të rikthehet e pastër
Kryeministri Edi Rama ka bërë sot avokatin e ish-drejtoreshës së AKSH-it Mirlinda Karccanaj si dhe ka marrë përsipër të jap vendimin për të, ende pa folur drejtësia. Teksa prezantonte drejtorin e ri, Rama u shpreh se Karçanaj do të rikthehet sërish drejtoreshë. Kryeministri u kërkoj punonjësve të AKSHI-t që të jenë të unifikuar e të mos flasin, dhe në këmbim do të marrin rritje tëp agave.
Syri tv
Pas avokatisë për zv. kryeministren Belinda Balluku, sot Edi Rama mori përsipër të bëjë më shumë se avokatin mbrojtës për ish-drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanajn, duke shprehur edhe verdiktin pa pritur gjykimin e drejtësisë.
Ndërsa mbrojti Mirlinda Karçanajn, Edi Rama u përpoq të nxirrte edhe veten jashtë kësaj historie, që sipas tij nuk ka qenë në dijeni që në këtë institucion njerëzit merreshin peng për të paracaktuar tenderat miliona euro.
Ndërsa dha pafajësinë për Mirlinda Karccanajn, Edi Rama ishte i drejtpërdrejtë me vartësit e Mirlinda Karçanajt, kur i kërkoi që të qëndrojnë të unifikuar e mos flasin e në këmbim ju premtoi edhe rritje rroge.
Kryeministri Edi Rama prezantoi në krye të AKSHI-t, Igli Tafën, që më herët ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Sigurisë Kibernetike. Një ditë më parë ishte lideri I opozitës që denoncojë se me firmë të Tafës baxhanaku i Edi Ramës ka përfituar plotë 75 milionë euro tendera. Mirlinda Karçanaj u largua nga posti i drejtoreshës pasi Gjykata e Posaçme dha për të masë sigurie “arrest shtëpie” pas abuzimit me tendera qindra milionë euro. Këto tendera koordinoheshin nga zyra e Ergys Agasit, kur për të shmangur garën reale merreshin peng biznesmenë e ish-drejtues të këtij institucioni.